Frank Lampardin është edhe më afër transferimit te Chelsea, pasi Derby County ka bërë të ditur se kanë lejuar bisedimet mes të dyja palëve.
Legjenda angleze pritet të largohet nga skuadra nga Championshipi, për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin që kaloi te Juventusi pak ditë më parë.
Derby ka lëshuar një deklaratë zyrtare, e që në të thuhet se ish-futbollistit i është lejuar që të fillojë bisedimet me The Blues për pozitën e trajnerit.
Derby County can confirm that they have granted permission for Chelsea to speak to Frank Lampard about the vacant managerial position at Stamford Bridge.
— Derby County (@dcfcofficial) June 25, 2019
“Derby County Football Club mund të konfirmojë se i ka dhënë Chelsea Football Clubit lejën që të bisedojmë me Frank Lampard për pozitën e trajnerit në Stamford Bride”, thuhet në komunikatë.
“Me ndeshjet prasezonale që po afrohen, të dyja klubet kanë arritur marrëveshja për bisedimet, derisa Chelsea ta kompletojë transferimin”.
“Klubi nuk do të bëjë asnjë veprim të mëtejshëm derisa të jetë e përshtatshme për ta bërë këtë”, thuhet më tej në njoftimin e skuadrës nga Championshipi.
Lampard me shumë gjasë do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Blutë e Londrës me mundësi vazhdimi edhe për një vit. /Telegrafi/