Site icon Telegrafi

Manchester Unitedit i mjaftuan minutat e fundit për triumf ndaj Derby Countyt (Foto/Video)

Manchester United ka arritur të triumfojë në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup.

Djajtë e Kuq kanë shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin Old Trafford me Derby Countyn me rezultat 2-0.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan futbollistët vendas, por që nuk arritën të realizonin një gol të vetëm në 45 minutshit të parë.

Jesse Lingard kishte një rast të mirë në të katërtën minutë, por ia doli të realizoi gol.

Marcus Rashford në të njëzetën dhe në të 22-tën Juan Mata kishin raste të mira për shënim.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, megjithëse Marcus Olsson pati një rast të mirë për mysafirët.

Edhe në 45 minutshin e dytë dominuan të besuarit e trajnerit portugez, Jorge Mourinho.

Rashford dhe Paul Pogba nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara në të 70-tën përkatësisht të 72 minutë.

Jesse Lingard arriti të zhbllokonte rezultatin në të 84 minutë ndërsa Romelu Lukaku shënoi në minutën e fundit të takimit.

Deri në fund të ndeshjes nuk u realizua më asnjë gol dhe kështu, takimi përfundoi 2-0 për Unitedin.

Pas kësaj, United do të pres të zhvillohen ndeshjet tjera dhe të hedhet shorti për të mësuar kundërshtarin e radhë. /Telegrafi/

https://youtu.be/O4GLxbEGODg

Exit mobile version