Baseli i Taulant Xhakës vazhdon të diktojë kampionatin në Zvicër, teksa mundi në udhëtim St. Gallenin me rezultatin 1:3.
Skuadra e Albert Bunjakut dhe Albian Ajetit shënoi e para, por kampionët në fuqi barazuan që në pjesën e parë.
Nga minuta e parë në këtë përballje e nisën vetëm Bunjaku e Xhaka, ndërsa Ajeti hyri në fushën e lojës kundër ish-ekipit të tij në minutën e 61-të.
Në pjesën e dytë Baseli shënoi edhe dy herë të tjera dhe mori fitoren e nëntë në kampionat shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera.
Më parë, kishin zbritur në fushë Jahmir Hyka e Hekuran Kryeziu që u mundën nga Laussana me rezultatin 1:3 në shtëpi.
Kryeziu luajti gjatë gjithë ndeshjes për Luzernin, ndërsa Hyka u zëvendësua në minutën e 70-të.
Për Laussanën mungoi Kololli që u dëmtua javën e shkuar në ndeshjen ndaj Baselit. /Telegrafi/