Site icon Telegrafi

Derbi i qytetit te juniorët: Drita fiton me rezultat të thellë ndaj Gjilanit

Drita ka triumfuar në derbin e të rinjve ndaj Gjilanit me rezultat të thellë 4-1.

‘Bardhekaltërit’ të cilët ishin në rolin e skuadrës mysafire në këtë takim, i cili u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan e dominuan lojën, teksa e kurorëzuan me katër gola, nga dy në secilën pjesë.

Artiol Rexha ka shkëlqyer në këtë përballje me tre gola të realizuar, ndërkohë që u ndihmua nga Rinor Isufi që realizoi një tjetër.

Te Gjilani golin e vetëm në ndeshje e realizoi Omer Shemsiu në pjesën e dytë nga penaltia.

Me këtë fitore djelmoshat e trajnerit Genc Sermaxhaj ngritën në tabelë, pasi që tashmë kanë 13 pikë nga katër fitore dhe një barazim.

Njëherit me 17 gola skuadra e Dritës është ekipi me sulmin më të mirë në këtë kategori.

Ndërkohë, 19 vjeçarët e Gjilanit që drejtohen nga Premton Muja vazhdojnë të qëndrojnë gjithashtu në pjesën e epërme të klasifikimit, pasi kanë të grumbulluar 12 pikë në gjashtë javët e para kampionale. /Telegrafi/

Exit mobile version