Site icon Telegrafi

Derbi që do të thyej çdo rekord të tifozëve, 862 milionë para televizioneve

Mauro Icardi Inter, Gianluigi Donnarumma Milan Milano 20-11-2016 Stadio Giuseppe Meazza - Football Calcio Serie A Milan - Inter Foto Giuseppe Celeste / Insidefoto

Nuk është lënë pa arsye në mesditë dhe do të jetë historik derbi i “Della Madonnina” ai që luhet këtë të shtunë mes Interit dhe Milanit.

Me orarin të studiuar për Kinën, me skuadrat e Piolit dhe Montellas që zbresin në fushë në orën 12.30 sipas shifrave që publikoi vetë Liga e Futbollit Italian, ky pritet të jetë derbi më i ndjekur në mbarë botën.

Orari i pazakontë për Evropën në fakt i lejon publikut të zonës aziatike që ta ndjekë ndeshjen në orarin më të përshtatshëm apo siç quhet në gjuhën televizive Prime Time, dhe në këtë mënyrë vetëm në ato zona derbi do të arrijë një potencial prej plot 566 milionë telespektatorësh, natyrisht duke e shtrirë shikueshmërinë në mbartë botën numri i personave që pritet të ndjekin në transmetim të drejtpërdrejtë Inter-Milan shkon në 862 milionë telespektatorë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se do të jenë 39 platforma që do të transmetojnë drejtpërdrejtë derbin, mes të cilave natyrisht edhe Supersport.

Zona e dytë me më shumë teleskeptatorë , 186 milionë , pas Azisë është Evropa ku ndeshja do të transmetohet nga 20 televizione, e ndjekur nga Amerika Qendrore dhe ajo e Jugut ku derbi i Milanos do të ndiqet drejtpërdrejtë nga 98 milionë njerëz.

Exit mobile version