Telegrafi

Derbi në Superligën e Kosovës: Prishtina është nikoqir i Gjilanit – formacionet zyrtare

Prishtina dhe Gjilani do të zhvillojnë derbin që kishte mbetur nga java e 26-të në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina është aktualisht në vendin e tretë me 50 pikë, pesë më pak se lideri Ballkani dhe Drita.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Gjilani në anën tjetër, është në të katërtin me 36 sosh, dhe një fitore ndaj bardhekaltrve do ta distanconte më shumë nga Llapi që ka tre pikë më pak.

Formacioni startues i Prishtinës: Nika(GK); B. Krasniqi, Mici, Dellova, Boshnjaku (C), Kryeziu, E. Krasniqi, Mankenda, Abazi, Bekteshi, Lilaj.

Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi(GK); Rapa, Halili, Çyrbja, Busiç, Hajdari, Useini, Musolli, Veliu, Fustar, Progni (C). /Telegrafi/