Ballkani dhe Gjilani do të përballen sot (e shtune) në takimin që kishte mbetur nga java e 12-të.
Suhareaskasit si ashtu edhe gjilanasit, po tentojnë që në këtë edicion jo vetëm të futen në garat evropiane, por edhe të luftojnë për titull.
Ballkani aktualisht është në vendin e dytë me 38 pikë, dy më pak se lideri Drita.
Në anën tjetër, Gjilani ka mbetur mbrapa me 26 pikë, mirëpo që ende ka gjasa që së paku të luftojë për një vend parakualifikimet e Ligës së Evropës.
Skuadra nga Theranda që drejtohet nga Ismet Munishi do i kërkojë tri pikë maksimale, duke shpresuar që Drita të dështojë ndaj Prishtinës në takimin që luhet në këtë të diele.
Kujtojmë se përballja mes Ballkanit dhe Gjilanit fillon nga ora 12:30. /Telegrafi/