Telegrafi

Derbi në Mitrovicë, kampioni në fuqi mirëpret Feronikelin

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Llapi ka marrë një fitore të vlefshme 0-3 në udhëtim te Vëllaznimi.

Kësisoj llapjanët janë shkëputur me ndjekësit e saj të cilët do të kërkojnë fitore gjatë ndeshjeve të tyre për të qëndruar sa më afër kryesuesve.

E ndeshja kryesore e ditës së sotme padyshim se do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e ish-kampionit Feronikelit.

Vendasit në këtë takim hyjnë pas një ndeshje shumë të mirë në Gjilan por që nuk morën më shumë se një barazim pa gola 0-0.

Ndërkohë mysafirët nga Drenasi janë skuadra më në formë ku në gjashtë ndeshjet e fundit kanë marrë katër fitore e dy barazime.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjilan ku takohen rivalët rajonal, Drita dhe Vllaznia e Pozhoranit.

Gjilanasit do të kërkojnë fitore për të mbetur në garë për titullin e kampionit, ndërsa Vllaznia thuajse ka humbur gjasat për të mbijetuar në Superligë pasi zë pozitën e fundit në tabelë me vetëm 13 pikë.

Ndeshja e fundit ditën e sotme do të zhvillohet në kryeqytet ku Flamurtari i Prishtinës do të luajë derbin kuq e zi me Drenicën. /Telegrafi/