Site icon Telegrafi

Derbi në mes të Gjilanit dhe Dritës vendoset me një gol, triumfojnë Intelektualët

Drita e ka mposhtur Gjilanin në ndeshjen kryesor të javës së shtatë në Ipko Superligën e Kosovës me rezultat 0-1.

‘Intelektualët’ kishin një dominim të lehtë qysh nga fillimi i ndeshjes, të cilët krijuan disa raste, mirëpo goditja e tyre u ndalën nga Haxhihamza.

Ishte minuta e 17-të kur Drita e rrezikoi portën me anë të Eminit, mirëpo goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e Gjilanit.

Momenti më vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 29-të, atëherë kur ‘Intelektualët’ shënuan me anë të Ardian Cuculit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Dritës, ndërsa gjilanasit rrezikuan qysh në fillimin e 45 minutëshit të dytë nga pasiguria e Tofiloskit.

Vendasit rrezikuan edhe një herë me anë të Grecës, mirëpo portieri maqedonas i Dritës ishte i vëmendshëm dhe priti goditjen.

‘Intelektualët’ më pas u fokusuan në mbrojtje dhe tentuan të luanim me kujdes të shtuar përpara për të mos e rrezikuar epërsinë e tyre minimale.

Pas xhiros së shtatë, Drita është në vendin e dytë me 14 pikë, një më pak se Feronikeli që është lider, derisa Gjilani gjendet në të gjashtin me 12 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version