Telegrafi

Derbi në Ligën Premier: City me disa mungesa përballë Chelseat, formacionet zyrtare

Chelsea është nikoqir i Manchester Cityt për derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier, dhe që është takimi i parë për të dy skuadrat në vitin 2021.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që luhet në Stamford Birdge nga ora 17:30.

Për këtë sfidë, Frank Lampard do të jetë vetëm pa Reece James që është i lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola do të ketë mungesa si, Ederson, Gabriel Jesus, Eric Garcia dhe Kyle Walker, që janë të infektuar me coronavirus.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Zouma, Silva, Chilwell, Kovacic, Kante, Mount, Ziyech, Werner, Pulisic.

Formacioni startues i Cityt: Steffen, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C), Foden, Bernardo, Sterling.   /Telegrafi/