Telegrafi

Derbi në Gjilan dhe Drenas

Elita e futbollit kosovar do të sjellë dy ndeshje tejet interesante gjatë ditës së sotme.

Kështu në qytetin e Gjilanit do të takohen mes veti dy rivalët e vjetër Drita dhe Prishtina, të cilat nuk janë duke kaluar nëpër një moment të mirë.

Të dyja skuadrat ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës dhe nuk janë në luftë për titull por kërkojnë t’i ikin barazhit.

Në këtë takim pritet të ketë një numër të madh të tifozëve vendas, pasi edhe ata mysafir kanë paralajmëruar udhëtim për përkrahjen e Prishtinës.

Interesant pritet të jetë edhe në Drenas në duelin e dy skuadrave për titull të kampionit.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli pret befasinë e këtij edicioni Llapin që po kërkon titullin.

Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme do të zhvillohet në Vushtrri, ku ekipi me të njëjtin emër pret Drenicën. /Telegrafi/

Superliga

Çiftet

E shtunë

13:30 Feronikeli – Llapi
13:30 Vushtrria – Drenica
13:30 Drita – Prishtina