Manchester United është nikoqir i Chelseat për takimi që zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup nga ora 17:00 në Old Trafford.
Dy skuadrat po luftojnë për një vend në top katërshe në Ligën Premier, mirëpo sot fokusi i tyre do të jetë kalimi në finale në garën e dytë më të madhe në Angli.
United po kalon nëpër një formë të shkëlqyer me gjashtë fitore në shtatë ndeshjet e fundit, derisa nuk kanë pësuar humbje që kur futbolli u rikthye.
🛎 Wembley time, let’s go! 🔴#MUFC #FACup
— Manchester United (@ManUtd) July 19, 2020
Chelsea në anën tjetër ka shijuar dy humbje ndaj West Hamit dhe Sheffield Unitedit, gjersa fitore e tyre e fundit ishte ndaj Norëicht Cityt 1-0.
Për këtë takim, United nuk mund të llogarisë në Phil Jones dhe Axel Tuanzebe, që janë të lënduar, ndërsa në portë do të jetë Sergio Romero në vend të David de Geas.
SEMI-FINAL DAY! 🙌
COME ON YOU BLUES!!! 💙 #MUNCHE pic.twitter.com/6RWviI8xDX
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 19, 2020
Skuadra londineze do jetë pa N’Golo Kanten dhe Billy Gilmour, që po ashtu të janë të lënduar, derisa Kepa Arrizabalagn pritet të zëvendësoj Willy Caballero.
Formacioni i mundshëm i Manchester United: Romero, Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Williams, Pogba, Matic, James, Fernandes, Rashford, Martial.
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Caballero, Reece James, Rudiger, Christense, Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Mount, Willian, Pulisic, Giroud. /Telegrafi/