Vazhdon shitja e biletave për derbit e Milanos, ose siç njihet “Derby della Madonnina”, mes Milanit dhe Interit.
Ndeshja zhvillohet me datën 21 shtator dhe interesimi është shumë i madh.
Sipas asaj që shkruan “ANSA”, janë shitur deri tani 60 mijë bileta dhe kanë mbetur rreth 20 mijë të fundit.
Por edhe këto pritet të shiten brenda disa ditësh dhe stadiumi do të jetë i stërmbushur siç edhe ndodh gjithmonë në këtë ndeshje.
Pasi janë shitur 80 për qind e biletave në “San Siro” kjo tregon se pritja e tifozëve është e jashtëzakonshme për derbin e parë të sezonit.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave dijnë të jenë të zjarrta./Telegrafi/