Telegrafi

Derbi mes Juventusit dhe Interit do të jetë i veçantë për Thuram: Ai po rikthehet në qytetin ku u rrit

Ndeshja e ardhshme e Interit ndaj Juventusit do të jetë veçanërisht e rëndësishme për sulmuesin e Nerrazurrëve, Marcus Thuram, i cili do të rikthehet në Turin, qytetin ku u rrit pasi babai i tij iu bashkua Juventusit.

Thuram ka lindur në qytetin e Parmas në gusht të vitit 1997 dhe lëvizi në Turin në moshën katër vjeçare kur babai i tij Lilian Thuram iu bashkua ekipit të Juventusit.

26-vjeçari do të rikthehet të luajë në “Allianz Stadium” nesër (e diel) kur Interi do të vizitojë Juventusin për ndeshjen e cila luhet në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Lexo po ashtu Allegri thotë se Inter është favoriti kryesor për të fituar Scudetton këtë sezon

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Thuram u rrit në lagjen e Crocettas me vëllaun e tij Khepren i cili ishte vetëm disa muajsh kur babai i tyre iu bashkua Juventusit.

Marcus filloi të luajë futboll në Turin dhe siç ai kishte zbuluar në një intervistë së fundmi, është aty ku ai i ka krijuar kujtimet e para të fëmijërisë.

Thuram shpeshherë e ka vizituar Del Pieron në shtëpinë e tij së bashku me babain e tij dhe madje kishin festuar së bashku titujt e fituar nga Juventusi.

Të dielën ai do të ballafaqohet me djalin e ish-legjendës së Serie A dhe ish-bashkëlojtarin e babait të tij Lilian, Federico Chiesa, djali i Enricos, një ish-lojtar i njohur i Parmas.

Chiesa ka folur për Thuram në një intervistë për uebsajtin zyrtar të Juventusit duke thënë se ata kanë një foto të shkrepur së bashku si fëmijë./Telegrafi/