Telegrafi

Derbi mes Gjilanit dhe Dritës eskaloi pas bilbilit të fundit – ndërhyri edhe policia

Ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës është mbyllur me tensione.

Në duelin që përfundoi 1-1, kishte situata tensionuese edhe gjatë takimit, por ishin të shkurtra.

Por, pas vërshëllimës së fundit nga gjyqtari, të dyja kampet shkëmbyen disa përballje fizike.

Lexo po ashtu Mbyllet pa fitues derbi mes Gjilanit dhe Dritës - këta të fundit lëshojnë kreun

Lojtarët e dy skuadrave kishin përplasje fizike, duke bërë që pjesët tjera të skuadrës të ndërhynin që situata të mos eskalonte.

Edhe forcat e rendit u detyruan të futeshin në fushë, në mënyrë që të mos kishte ndonjë eskalim më të madh.

U panë edhe situata të tjera tensionuese nga persona që nuk ishin në fushë, mirëpo situata pas disa minutave u qetësua dhe dy skuadrat u larguan nga stadiumi. /Telegrafi/