Site icon Telegrafi

Derbi i Mançesterit për Umtitin, Barcelona bëhet nervoze me klauzolën e tij

Barcelona është duke u bërë gjithnjë e më nervoze ndaj klauzolës së blerjes së Samuel Umtitit, e cila është e vogël dhe skuadrat nga Liga Premier mund ta thyejnë atë.

Klauzola e largimit të mbrojtësit francez aktualisht është e vendosur në 60 milion euro – dhe ai deri më tani ka refuzuar të shqyrtojë kushtet e ri-negocimit.

Sipas gazetës Sport, Liverpooli i paguan më shumë se 80 milionë për mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk dhe te Barcelona kanë goditur kambanat e alarmit brenda klubit.

Lexo po ashtu City dhe United në garë për transferimin e Weigl

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është i etur, siç është edhe Pep Guardiola i Manchester Cityt për ta transferuar Umtititin.

Mourinho dhe Guardiola kanë rivalitet të madh që nga koha e El Clasicos (Getty Images)

Të dy gjigantët e Ligës Premier nuk do të tremben aspak dhe pritet ta paguajnë klauzolën e Umtitit nëse ai tregon gatishmëri për t’u larguar.

Megjithatë, njerëzit e afërt me Umtitin thonë se ai nuk dëshiron të marrë në konsideratë ndonjë kontratë të re ose oferta deri pas Kupës së Botës.

Lexo po ashtu Mascherano dhe Umtiti të lënduar, dyshja holandeze Blind e De Vrij në ‘radarin’ e Barcelonës

Si i tillë, bordi i Barcelonës përballet me një gjysmë-sezoni të vështirë të vitit 2018 duke djersitur në planet për ta ‘blinduar’ Umtitin.

Ndryshe, Umtiti momentalisht është jashtë fushave pasi po vuan nga një lëndim. /Telegrafi/

Exit mobile version