Site icon Telegrafi

Derbi i Mançesterit për Lewandowskin

(Foto: Instagram/_rl9)

Manchester City vazhdon të jetë në treg për një qendërsulmues dhe zgjidhjen pritet ta bëjë në afatin kalimtar veror.

Ndërsa, sipas Fichajes, klubi anglez do të përfshihet në garë për shërbimet e Robert Lewandowskit, nëse ai bëhet i disponueshëm në qershor.

Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Bayern Munichut, i cili mund të largohet nga Allianz Arena.

(Foto: Instagram/_rl9)

Polaku 33 vjeçar ka qenë në formë të jashtëzakonshme në sezonet e fundit duke u shndërruar në një makineri golash.

Lexo po ashtu “Ai dëshiron të shkojë në një klub të veçantë”, ish-agjenti i bindur se Lewandowski do të largohet nga Bayern Munich

Sidoqoftë, në fund të edicionit 2021/2022, ai mund të kërkojë një sfidë të re në një ligë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version