Pas një viti jashtëzakonisht të mirë në Munich, Benjamin Pavard nuk është më i paprekshëm te Bayerni.
Ardhja e trajnerit të ri Julian Nagelsmann ka bërë që mbrojtësi francez mos ta ketë të sigurt vendin në formacionin bazë.
Këtë edicion mbrojtësi francez ka pasur ulje e ngritje të formës dhe nuk është më i paprekshëm në kampin bavarez.
Sipas asaj që ka raportuar televizioni gjerman Sport 1, Pavard është në agjendën e dy skuadrave spanjolle, Real Madrid dhe Atletico Madrid.
25-vjeçari dëshiron që të luaj rregullisht për ta ruajtur vendin në Kombëtaren franceze dhe nëse vazhdon të mos luaj çdo ndeshje do të kërkojë largimin nga Allianz Arena.
Pavard ka një kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2024, derisa ai vlerësohet rreth 40 milionë euro nga gjiganti gjerman. /Telegrafi/