Site icon Telegrafi

Derbi i Madridit dhe më shumë: Tetë ndeshjet që Vinicius Junior mund t’i humbë për shkak të lëndimit

Vinicius Junior thuhet se ka pësuar një çarje në muskujt e tij dhe mund të përjashtohet për më shumë se një muaj tani.

Sulmuesi brazilian pritet që të mungojë deri në tetë ndeshje të këtij edicioni.

Natyrisht se mungesa e tij do të jetë një hendikep për Real Madridin, duke ditur se ai është ylli më i madh i skuadrës.

Lexo po ashtu Top ylli i Bundesligës thotë se do ta adhuronte të luante me Viniciusin një ditë

Ndeshjet që pritet t’i humbë Vinicius Junior:

Në shtëpi kundër Getafes – 2 shtator;

*Ndeshja e Getafe do të pasohet nga pauza ndërkombëtare dyjavore.

Lexo po ashtu Vinicius Junior me rol të ri te Real Madridi

Ndeshja në shtëpi kundër Real Sociedadit – 16 shtator;

Ndeshja në Ligën e Kampionëve – 19/20 shtator;

Ndeshja si mysafir i Atletico Madridit – 24 shtator;

Ndeshja në shtëpi ndaj La Palmas – 27 shtator;

Lexo po ashtu Fanellat e lojtarëve që po kërkohen më së shumti në dyqanin e Real Madridit

Ndeshja si mysafir i Gironas – 1 tetor;

Ndeshja e dytë në Ligën e Kampionëve – 3/4 tetor;

Ndeshja në shtëpi kundër Osasunas – 8 tetor.

Megjithatë, ka shpresë se anësori brazilian do të kthehet në fushë më shpejt se sa pritej. /Telegrafi/

 

Exit mobile version