Mbrojtësi i majtë i Milanit, Leonel Vangioni e cilëson si të veçantë derbin ndaj Interit, të quajtur “Derby della Madonnina” dhe e krahason me atë argjentinas në mes të River Plate dhe Boca Juniors.
Rossonerët do të përballen me rivalët e qytetit, Interin, pas dy javëve, ku Milani është si mysafirë, por mbrojtësi argjentinas është i gatshëm dhe shikon përpara për këtë ndeshjes.
Sipas Vangionit, derbi i qytetit të Milanit është i veçantë dhe është shumë i ngjashëm më atë argjentinas, por skuadra e tij do provoj të fitoj pasi dëshiron kualifikimin në garat evropiane.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme sepse ne kërkojmë kualifikimin në Evropë, por derbi është i veçantë”, ka thënë fillimisht Vangioni për Milan TV.
“Boca-River është sikurse Milan-Inter, këto janë ndeshje fantastike. Kur ju filloni sezonin gjëja e parë që mendoni është të shikoni datën e derbit”, përcjell Telegrafi.
“Gjithkush pëlqen të luajë në të, sepse bota është duke ju shikuar dhe tifozët janë të pasionuar. Kjo më eksiton mua”, përfundoi mbrojtësi argjentinas.
Luajnë në kuadër të xhiros së 32, e cila zhvillohet me datë 15 prill, teksa do të luhet me një orar krejt të pazakontë për këtë derbi, nga ora 12:30. /Telegrafi/