Site icon Telegrafi

Derbi i madh me shumë derbi të vegjël brenda vetës: Higuan-Icardi, Mandzukic-Perisic, Cuardado-Murillo (Foto/Video)

Quhet Derbi i Italisë, por nuk është se mungojnë derbit e vogël ndërkombëtar brenda tij. 

Të dielën në mbrëmje, në Torino, do të jenë të shumtë lojtarët e huaj të nivelit të lartë, të cilët do të zbresin në fushë.

Disa do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë, por në kombëtaret e tyre janë miq dhe luajnë shumë mirë së bashku.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga duelet e bashkëkombësve, ku në fund pa marr parasysh rezultatin përqafimet nuk do të mungojnë.

Krahët kroat

Në njërën anë Mario Mandzukic, e në anën tjetër Ivan Perisic. Njihen si shokë të mirë në kombëtare, por edhe sakrificën e madhe që japin për skuadrat ku luajnë. Kësaj dysheje i shtohet edhe Marcelo Brozovic, që luan në mesfushë te Interi.

Sulmuesit argjentinas

Juventusi ka një dyshe të frikshme në sulm me Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala. Dyshja po shkojnë mirë me njëri tjetrin. Në anën tjetër është Mauro Icardi, po ashtu argjentinas. Higuain dhe Icardi kanë shënuar nga 15 gola në Serie A. Interi njihet si koloni argjentinase, pasi aty luajnë edhe Ever Banega, Carrizo, Ansaldi dhe Palacio.

Kolumbianët

Nuk duhet nënvlerësuar as ndikimi që mund të kenë Cuadrado dhe Murillo në këtë ndeshje. Cuadrado di të ndryshojë ritmin gjatë ndeshjes dhe sistemi i ri i lojës, i përdorur nga Allegri, i krijon atij më shumë hapësira në krahun e djathtë.

Jeison, nga ana tjetër, është i aftë të bëjë gjithçka, për mirë dhe për keq. Nuk përjashtohet një duel direkt kur Cuadrado të depërtojë në qendër.

Azurrët

Në fund janë lojtarët që përfaqësojnë kombëtaren e Italisë. BBC e Juventusit (Barzagli, Bonucci, Chiellini), por edhe dy mesfushorë si Gagliardini, në rritje të vazhdueshme, por edhe Marchisio, që kërcënohet pikërisht nga i riu i zikaltërve për nj vend në kombëtare. /Telegrafi/

Promo e derbit

Exit mobile version