Ndeshja më interesante e javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar padyshim që do të zhvilllohet në Pejë.
Dy skuadrat që janë në kërkim të titullit të kampionit, Besa dhe kampioni aktual Feronikeli do të përballen mes vete.
Pejanët në këtë takim vijnë pas humbjes në Gjilan me rezutlat minimal 1-0 nga Gjilani, ndërsa me të njëjtin rezultat Feronikeli kishte mposhtur Llapin.
Besa aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri Hajvalia.
Ndërkohë Feronikeli që ishte lider në tabelë para se ti fillonin ndeshjet e xhiros së 20-të, ndodhet në pozitën e tretë tani me 35 pikë të tubuara.
Ndeshja tjeter interesante pritet të luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’, në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Drenicës. /Telegrafi/