Site icon Telegrafi

Derbi i madh i Los Angelesit përfundon me gjashtë gola dhe pa fitues, Ibrahimovic dhuron spektakël me dy gola

Është zhvilluar derbi i madh i Los Angelesit në MLS mes skuadrës Los Angeles FC dhe Los Angeles Galaxy.

Një ndeshje që ka dhuruar spektakël përgjatë 90 minutave, duke parë tifozët plot gjashtë gola.

Por në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë, pasi barazuan me rezultat 3-3.

Zlatan Ibrahimovic dhuroi spektakël në këtë takim me dy gola të shënuar, ndërsa Cristian Pavon realizio një tjetër për LA Galaxy.

Por Galaxy nuk arriti ta mbante epërsinë në dy raste, pasi vendasit e Los Angeles shënuan me Blessing dy herë dhe kapitenin Carlos Vela.

Barazimi më shumë i ka konvenuar vendasve që vazhdojnë bindshëm në pozitën e parë me 62 pikë të grumbulluara, ndërsa LA Galaxy ndodhet në pozitën e katërt me 20 pikë më pak. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=o3BXP_VZ_RA

Exit mobile version