Site icon Telegrafi

Derbi londinez në mes West Hamit dhe Chelseat përfundon në paqe

Derbi mes West Ham Unitedit dhe Chelsea në Ligën Premier ka përfunduar me rezultat 1-1, duke vazhduar kështu formën jo të mirë të dy ekipeve, ku në javët e fundit kanë marrë vetëm barazime.

Ishte një ndeshje e kontrolluar nga Chelsea, por vendasit kohë pas kohë ishin të rrezikshëm.

Ndeshja filloi me një gol në pozitë jashtë loje nga Joao Felix në minutën e nëntë, por nuk kaloi shumë dhe portugezi shënoi prapë (16’), këtë herë goli ishte i rregullt pas asistimit të bukur nga Enzo Fernandez.


Vendasit u përgjigjën në minutën e 28-të me anë të Emerson, dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesë e parë.

Pjesa e dytë ishte me më pak raste serioze për gol, kryesisht me një lojë në mesfushë. Ekipi i David Moyes kishte rastet, kurse posedimi i takoi Graham Potter.


Pas 22 xhirove Chelsea renditet në vendin e nëntë me 31 pikë, kurse West Hami në pozitën e 15-të me 20 pikë.

Ndeshja radhe e Bluve është kundër Southampton, kurse “Çekanët’ ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/

Exit mobile version