Site icon Telegrafi

Derbi i Ligës Premier: Liverpool – Tottenham, analizë, statistika dhe formacionet e mundshme

Liverpooli dhe Tottenham Hotspuri do të takohen në kuadër të javës së 13-të në Ligën Prmier.

The Reds do të jeë nikqoir të Spurs për takimin që fillon në ora 21:00 në Anfield Road.

Jurgen Klopp në këtë takim do të jetë pa Thiago Alcantaran, Joe Gomezin, Diogo Jotan, James Milnerin, Xherdan Shaqirin, Virgil van Dijkun dhe Tsimikas, që janë të lënduar.

Liverpooli mund të mos llogaritë edhe në Naby Keitan e Joel Matipin, që kanë probleme me lëndimet, e që ka dilema për paraqitjen e tyre.

Në anën tjetër, Jose Mourinho nuk mund të llogarisë në Eric Lamelan që po ashtu është i lënduar, derisa në dilemë është Gareth Bale që është i sëmurë.

Në katër takimet e fundit, Liverpooli ka triumfuar nga Tottenhamnit në Ligën Premier, me vetëm një gol dallim.

Parashikohet që ky takim të përfundojë me barazim, mirëpo që golat do të ketë, më së paku dy.

Tottenhami është aktualisht lider në ligë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli, e që ky duel do do të përcaktojë liderin e ri në ligën angleze.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson; Jones, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Formacioni i mundshëm i Tottenhamt: Lloris; Aurier, Alderweireld, Dier, Reguilon; Sissoko, Hojbjerg, Ndombele; Son, Kane, Bergwijn,. /Telegrafi/

Exit mobile version