Ndeshja kryesore e javës së 17-të në Superligën e Kosovës do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Prishtinës.
Të dy klubet tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në stadiumin e qytetit nga ora 13:00.
Prishtina është aktualisht në vendin e tretë me 25 pikë, e që një fitore e mundshme do e ngushtonte diferencën në pikë me Dritën e Ballkanin, duke shpresuar që dy të fundit të lëshojnë pikë.
Në anën tjetër, Gjilani është në vendin e katërt me 23 sosh, e në rast se do e fitonte takimin ndaj bardhekaltrëve, do kalonte në pozitën e tretë.
Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Kastrati, Fustar, Ferreira, Rapa, Useini, Musolli, Hila, Kqiku, Progni, Nikaç.
Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Zyba, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. /Telegrafi/