Site icon Telegrafi

Derbi i javës në Serie A – Juventus-Milan, formacionet e mundshme

Juventusi dhe Milani do të luajnë ves vete në derbin e javës së 12-të në Serie A.  

Zonja e Vjetër është nikoqire e Rossonerëve në takimin e madh që do të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.

Ekipi i Maurizio Sarrit nuk di për humbje në 11 ndeshjet e para të sezonit dhe synon tri pikët e ardhshme për ta rikthyer pozitën e parë që mban Interi.

Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit po has në vështirësi këtë fillim sezoni dhe me një formë të luhatshme do të ishte i kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pa shumë befasi.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Cristiano Ronaldo

Milan: G Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu

/Telegrafi/

Exit mobile version