Telegrafi

Derbi Drita – Gjilani, statistikat e ndeshjeve mes tyre

Drita dhe Gjilani pas shumë vitesh janë duke e diskutuar titullin e kampionit të Kosovës dhe ndeshja e javës së 31-të mes tyre pritet të jetë vendimtare për këto dy klube.   

Të shtunën më 18 korrik, rivalët e përbetuar do të takohen për herë të 38-të në kuadër të ndeshjeve kampionale dhe Kupës.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave daton që para fillimit të luftës në Kosovë, por u masivizua vetëm pas fillimit të shekullit të ri.

Histori hakmarrje, përballje të zjarrta dhe ballafaqime që nuk u zhvilluan kurrë dhe mbeten mister edhe për kohën e sotshme.

Gazeta “Sheshi” ka bërë një përmbledhje të të gjitha ndeshjeve të zhvilluara ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Në historinë e ndeshjeve kampionale pas luftës është skuadra e Dritës që ka bilanc më pozitiv. Nga 31-të ndeshje të zhvilluara, ‘bardhekaltërit’ kanë triumfuar në 12 prej tyre, ndërsa nëntë duele u kanë takuar ‘bardhekuqëve’, ndërkohë nëntë takime të tjera kanë përfunduar me rezultatin e barabartë.


Ndeshjet kampionale

Drita: 12 fitore

Gjilani: 9 fitore

Barazime: 10 ndeshje


Historiku i derbit në garat e Kupës

Drita: 5 fitore

Gjilani: 2 fitore


Statistikat e përgjithshme të 37 derbive të pasluftës

Drita: 17 fitore

Gjilani:11 fitore (prej tyre, dy me rezultat zyrtar)

Barazime: 9 ndeshje

Golvarazhi 54 Drita – 41 Gjilani