Telegrafi

“Derbi i Drenicës” mbyllet në barazim, Drenica e Feronikeli ndajnë pikët

Drenica ka barazuar në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj kishe gol në minutën e parë dhe të fundit.

Marko Simonovski përfitoi nga një pasim i gabuar në zonë për të shënuar për 1-0 me një goditje nga afër.

Pas golit të parë Drenica u sul për të kërkuar golin, por nuk arriti ta gjejë në pjesën e parë, për meritë edhe të Florian Smakiqit.

Në pjesën e dytë nuk kishte edhe shumë raste që duhej nënvizuar.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Kreshnik Uka që shënoi super gol nga goditja e dënimit për 1-1.

Feronikeli mbetet i gjashti me 35 pikë, ndërsa Drenica e teta me një pikë më pak. /Telegrafi/