Java e 23-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e premte me ndeshjen Prishtina – Ferizaj 1-0.
Por gjatë ditës së sotme, do të zhvillohet vetëm në ndeshje në elitën e futbollit tonë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të ketë përballë skuadrën lokale, Drenicën nga Skenderaj.
Kjo ndeshje i gjen dy skuadrat me objektiva krejtësisht të kundërta, pasi Nikli po lufton për titullin e kampionit, ndërsa Drenica për t’i ikur barazhit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ndërsa do të referohet nga Genc Nuza. /Telegrafi/