Drenica i ka shkaktuar humbjen e pestë këtë edicion Feronikelit në Superligën e Kosovës, pasi e ka mposhtur me rezultat 1-0.
Ndeshje nisi në mënyrë të përkryer për futbollistët vendas të cilët vetëm pas pesë minutash lojë gjetën golin e epërsisë.
Ishte mesfushori Qemail Elshani që gjuajti bukur brenda zonës me të djathtën dhe realizoi për 1-0.
Elshani pati një tjetër rast shënimi disa minuta më vonë, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.
Me epërsinë minimal 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Nikli në pjesën e dytë u mundua të rikthehej në lojë, por trajneri Tahir Lushtaku kishte organizuar mjaftë mirë repartin defensivë që nuk lejuan sulmuesit e Niklit të depërtonin.
Deri në fund më nuk pati gola dhe Drenica mori një fitore të madhe ndaj fqinjëve të tyre Feronikelit.
Pas këtij triumfi, Drenica ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara.
Në ndeshjen e ardhshme, Drenica do të ketë punë të vështirë pasi luan në udhëtim te Llapi.
Edhe kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin e pret përballje e vështirë pasi para tifozëve të vet pret Ballkanin. /Telegrafi/