Telegrafi

Derbi me disa mungesa: Liverpool e Manchester United i publikojnë formacionet zyrtare me disa ndryshime

Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit në përballjen në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kryesore në ligën angleze që fillon nga ora 17:30 në Anfield Road.

Jurgen Klopp në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Nathanie Clyne, Naby Keita dhe James Milner, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk mund të llogaris në, Scott McTominay, Paul Pogba, Marcus Rashford, Marcos Rojo, Axel Tuanzebe, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum; Salah, Mané, Firmino.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams, Fred, Matic, James, Pereira, Shaw, Martial. /Telegrafi/