Telegrafi

Derbi i çmendur i LA përfundon me tetë gola dhe me Los Angelesin FC që kalon në gjysmëfinale – Vela shkëlqen para syve të Ibrës

Los Angeles FC është në gjysmëfinale të Play-Off në MLS, pas fitores së mrekullueshme në derbin e qytetit.

Në fakt ka qenë një ndeshje spektakolare mes Los Angeles FC dhe Los Angeles Galaxy që përfundoi me tetë gola ku në fund triumfoi skuadra e kapitenit Carlos Vela 5-3.

Ylli meksikan njëherit edhe kapiten i skuadrës shënoi dy gola në këtë takim, derisa me dy gola të tjerë kontribuoi Adama Diamonde, ndërsa Diego Rosi realizio një tjetër.

Cristian Pavon, Fletcher dhe Zlatan Ibrahimovic ishin realizuesit e golave për LA Galaxy.

Fitorja në derbin e qytetit ka bërë që Los Angeles FC të kaloj në gjysmëfinale të Play-Offit në MLS.

Në gjysmëfinale Los Angeles FC do të përballet me Seattle Sounders. /Telegrafi/