Sulmuesi i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se do të jetë gati për përballjen e sotme (e diel) kundër ish-skuadrës dhe ish-bashkëlojtarëve të tij, Arsenalit.
Aubameyang u largua nga Emirates në janar pasi u largua nga ekipi i parë.
Hierarkia e klubit zgjodhi të ndërpresë kontratën e tij pasi Mikel Arteta e qortoi lojtarin për një çështje disiplinore.
Kjo i lejoi Aubameyang të transferohej te Barcelona përpara se të kthehej në verë për t’u lidhur me Chelsean.
A word with @Auba ahead of #CheArs. 🎙 pic.twitter.com/8YpKC8A8fq
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 5, 2022
“Po, padyshim një lojë shumë emocionuese dhe gjithashtu sepse ata po bëjnë mirë për momentin”, ka thënë fillimisht Aubameyang për BT Sport.
“Më parë të isha në anën e kundërt dhe sigurisht që kam disa kujtime nga disa ndeshje që kam luajtur kundër Chelseat. Tani do të jetë shumë ndryshe”.
“Por shpresoj se mund ta fitojmë këtë lojë dhe luajmë në shtëpi, kështu që mendoj se do të jetë vërtet emocionuese dhe po, mezi po e pres”.
“Është një javë e madhe që po vjen dhe ne do të përpiqemi të japim gjithçka për të përfituar sa më shumë. Ndeshja e parë është në shtëpi kundër Arsenalit, mendoj se do të jetë argëtuese me siguri”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/