Telegrafi

Derbi i Anamoravës për krenari dhe vendin e dytë: Gjilani – Drita, publikohen formacionet zyrtare

Gjilani dhe Drita do të përballen në derbin që luhet në kuadër të javës së 33-të në BKT Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat lokale që tashmë kanë siguruar një vend në Ligën e Konferencës, takohen nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës me barin sintetik.

Gjilani është aktualisht në vendin e dytë me 58 pikë dhe do të tentojë të mbajë këtë pozitë deri në fund të këtij edicioni.

Në anën tjetër, Drita është vetëm dy pikë larg rivalit, dhe gjendet në vendin e tretë, e do të shpresojë në triumf për të rrëmbyer pozitën e dytë.

Formacionet startuese

Gjilani: Koliçi, Halili, Cale, Hajdari, Dabiqaj, Azizi, Krasniqi, Useini, Kelmendi, Prekazi, Progni.

Drita: Maloku, Islami, Limani, Balde, Blakqori, Bardhoku, Namani, Kryeziu, Ajzeraj, Krasniqi, Simonovski. /Telegrafi/