Të dhëna të reja që kanë rrjedhur nga dokumentet tregojnë përpjekjet e avokatëve të Cristiano Ronaldos për të ndryshuar rrëfimin e tij lidhur me përdhunimin e aluduar të një modeleje.
Ekipi i avokatëve të futbollistit e ka diskutuar përmes postës elektronike atë që kishte ndodhur në Las Vegas në qershor të vitit 2009, ndërmjet portugezit dhe modeles Kathryn Mayorga.
Cristiano Ronaldo admitió que la mujer violadora, Kathryn Mayorga, ha dicho "no" varias veces mientras tenía relaciones sexuales en Las Vegas en 2009, según el nuevo Football Leaks, publicado por el diario alemán Der Spiegel. . pic.twitter.com/aDSbH50M9U
— Vladimir Sergei (@VladimirSergei3) December 1, 2018
Në versionin që 33-vjeçari ua ka dhënë avokatëve, siç transmeton The Sun, ai ka pranuar se Mayorga i kishte thënë ‘jo’ dhe ‘ndalu’ disa herë.
Në shtator të vitit 2009, ai është marrë në pyetje nga avokatët dhe ua ka rrëfyer ngjarjen, teksa e gjitha është publikuar nga gazeta gjermane, Der Spiegel.
Mirëpo, në dhjetor të atij viti është dhënë një version i dytë i dokumenteve me përgjigje të ndryshuara.
Sipas versionit të përmirësuar, Ronaldo mohon se Kathryn kishte thënë diçka që sugjeronte se ajo nuk pajtohej me seksin.
Sulmuesi i Juventusit i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ka qenë ndërhyrje e një hakeri, i cili i ka ndryshuar të dhënat për ta bërë që ai të duket fajtor.
Por, Der Spiegel raporton se pyetësori origjinal nuk ka mundur të jetë një dokument i falsifikuar. Sipas të dhënave të gazetës gjermane, mesazhet tregojnë se si bisedojnë avokatët e CR7 lidhur me dokumentin dhe i përdorin të njëjtat fraza që ai i ka përdorur në përgjigje.
Në dokumentet që pretendohet se janë përgjigjet e pandryshuara të Ronaldos, citohet 33-vjeçari të ketë thënë se pasi ka kryer marrëdhënie seksuale i ka kërkuar falje Kathryn Mayorgas.
Der Spiegel 'reconstruye' la presunta violación de Cristiano Ronaldo a Kathryn Mayorgahttps://t.co/vBn5U9Lpiz#CristianoRonaldo #KathrynMayorga pic.twitter.com/OlDvejkXYh
— donDiario.com (@don_Diario) December 1, 2018
“… Vazhdonte të thoshte: ‘Jo, mos e bëj, nuk jam si të tjerat’. I kërkova falje më pas”, citon Der Spiegel disa prej fjalëve të Ronaldos nga dokumentet origjinale të shtatorit të vitit 2009, të cilat besohet se janë ndryshuar në dhjetor të atij viti. /Telegrafi/