Deputetja ukrainase, Inna Sovsun i ka dalë në mbrojtje Kosovës lidhur me situatën që po ndodh në veri të vendit.
“Të shtënat në kufirin me Serbinë dhe Kosovën janë një përshkallëzim i konfliktit të vjetër. Dëshira perandorake e Serbisë për të kapur Kosovën është një imitim i dëshirës së Rusisë për të kapur Ukrainën”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Unë qëndroj me Kosovën. Vjosa Osmani, Ukraina ju mbështet juve”, ka deklaruar tutje.
The shooting on the border with #Serbia and #Kosovo is an escalation of the old conflict. Serbia’s imperial desire to seize Kosovo is an imitation of #Russia‘s desire to seize #Ukraine.
I stand with Kosovo. @VjosaOsmaniPRKS, Ukraine supports you.
??????— Inna Sovsun (@InnaSovsun) July 31, 2022
Kosova ka mbyllur vendkalimet kufitare me Serbinë përkatësisht atë në Bërnjak dhe Jarinë për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.
Ata janë shprehur të pakënaqur me masat e paralajmëruara të reciprocitetit. /Telegrafi/