Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, e ka bërë një pyetje të çuditshme për kryeministrin e Kosovës.
Ajo nga ulësja e saj në Kuvendin e Kosovës, e ka pyetur shefin e Qeverisë, se a është i sëmurë psikik, kryetari i Komisionit për Demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha.
Haxhiu e ka pyetur të parin e ekzekutivit se a është në dijeni për një atllas shkollor, i cili është ribotuar në vitin 2015, e në të cilën sipas saj, kufiri i Kosovës me fqinjin perëndimor nuk është aty ku po pretendon Meha.
Por, Mustafa është përgjigjur shkurt, duke thënë se nuk është redaktor i atllaseve. /Telegrafi/