Site icon Telegrafi

Deputetja Musliu paraqitet në Kuvend me bluzën ku shfaq kryeministrin Kurti si “Pinokio”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e sotme është paraqitur e veshur me një bluzë ku shfaqet kryeministri Albin Kurti, sikur personazhi i filmave vizatimor “Pinokio”

Musliu edhe para disa javësh kishte vendosur në foltoren e Kuvendit, Kurtin sikur “Pinokio”, transmeton Telegrafi.

Vendosja e fotografisë ishte larguar nga ministrat e Qeverisë, dhe më pas kishte ndodhur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe disa prej ministrave të Vetëvendosjes.

Lexo po ashtu Pas kufizimit të hapësirës, deputetet e PDK-së heqin shiritin e vendosur për media në ballkonin e Kuvendit

Ndryshe, sot ishte paraparë të mbahet seanca me 24 pika rend dite, por që seanca ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. /Telegrafi/

Exit mobile version