Telegrafi

Deputetja Musliu padit ministrin Peci për shpifje  

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka dorëzuar sot padi kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për shpifje, për siç tha ajo me qëllim të dëmtimit të imazhit të saj. 

Musliu para gazetarëve tha se ministrit Peci i ka penguar çështja që ka shtruar ajo gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar.

“Fakti që do ta ushtojë detyrën time si deputete e përgjegjshme dhe me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të bujqve e fermerëve që zotëroi Peci i ka gënjyer atij i ka penguar adresimi i çështjes që kam shtruar dhe në mungesë të fakteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje si deputete dhe Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ajo.

Siç njofton Telegrafi, më tej deputetja e PDK-së tha se hedhja e ujit është mjet demokratik, ndërsa tha se para padisë ka pritur 10 ditë që ministri Peci të reflektojë.

“Nëse do të ketë drejtësi konsideroj se gjykata do të vendos në favorin tim sepse gjuajtja me ujë vjen pas akuzua të rënda të ministrit dhe formë proteste ndaj shpifjeve”, tha ajo.

“Unë e kam ngritur edhe në seancë plenare çështjen në fjalë. Zotëri Peci ka gënjyer rreth 1 mijë bujq të cilët kanë aplikuar për grante në Ministri të Bujqësisë. Ai ka anuluar thirrjen, gjë që kur bëhet një anulim i një thirrjeje publike, duhet edhe shpallja të bëhet publike. Zotëri Peci e ka fshehur vendimin derisa e kam ngritur në Kuvend…”, tha ndër të tjera Musliu. /Telegrafi/