Site icon Telegrafi

Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Musliu po ashtu ka bërë ofendime të rënda në drejtim të ministrit Peci.

“Ti je rrugaç, rrugaç”, thotë Musliu derisa e gjuan me ujë ministrin, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai ministër askush nuk do të mund të vjedh në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

E gjithë kjo situatë ka ndodhur gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version