Site icon Telegrafi

Deputetja Krasniqi i reagon Bislimit: Do të mbaheni në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka pohuar se progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tash.

Deputetja Krasniqi ka theksuar se kjo deklaratë është ofendim për të gjithë qytetarët, dhe se Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga BE, transmeton Telegrafi.

“Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët. Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike”, ka pohuar ajo.

Tutje, ajo ka shtuar “Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve”. /Telegrafi/

Exit mobile version