Telegrafi

Deputetja Kearns reagon pas deklaratës së Vuçiqit, i bënë thirrje BE-së të largoj sanksionet ndaj Kosovës

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk mund të “pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB”.

Deputetja Kearns në një postim në platformën “X” ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke thënë se Vuçiq refuzon të punoj me komunitetin ndërkombëtar.

“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiq refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Ursula Von der Leyen”, ka shkruar Kearns.

Gjermania, Franca dhe Italia i kanë kërkuar Beogradit që de fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nga Kosova të formojë një komunitet komunash me shumicë serbe në Kosovë. /Telegrafi/