Deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvendin e Maqedonisë Merale Yzeiri-Ferati, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për gjendjen e grave në politikë, si dhe gjërat që ajo do t’i ndryshonte.
E pyetur për koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat janë caktuar për më 12 prill, ajo tha se PDSH-ja është e hapur për të bashkëpunuar me parti tjera.
“Çdo bashkëpunim është i mirë. Parimisht ne jemi për bashkëpunim me parti tjera. Pasi ne me partitë tjera kemi pika të përbashkëta, por është herët të themi nëse do të kemi bashkëpunim me parti tjera, pasi akoma nuk është diskutuar në organet partiake”, tha deputetja e PDSH-së.
Ajo shtoi se nëse gjendet gjuhë e përbashkët me partitë tjera, nuk do të mungojë koalicioni.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me deputeten e PDSH-së: