Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se është e pashmangshme Qeveria Kurti 2.
Mulhaxha Kollçaku këtë e paralajmëroi përmes një postimi në Facebook.
“Ajo që është e pashmangshme, #QeveriaKurti2”, shkruan Kollçaku.
Ndryshe, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin nga LDK-ja për kryeministër.
Lëvizja Vetëvendosje këtë e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pas së cilës Kushtetuesja pezulloi deri më 29 maj dekretin e Thaçit për Qeverinë e re.
Derisa LDK me disa parti politike po tenton krijimin e Qeverisë së re, LVV dhe PDK po kërkojnë shkuarjen në zgjedhje. /Telegrafi/