Site icon Telegrafi

Deputetja e LDK-së: Kryeneçësia e Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut e ka sjell LDK-në në këtë pikë

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se deklarata e Agim Veliut për Vjosa Osmanin ka mundur të jetë keqkuptuar.

“Unë mendoj se ka mundur të nënkuptojë që Vjosa osmani është e rëndë politikisht”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi në RTV Dukagjini.

Deputetja e LDK-së ka bërë thirrje që Vjosa Osmani e Agim Veliu të ulin gjakrat e të mos e dëmtojnë LDK-në.

“Kryeneçësia e të dyve e ka sjellë LDK-në në këtë pikë. Mendoj se të dy duhet t’i ulin gjakrat dhe të ulin këtë inat personal që e kanë dhe të mos e dëmtojnë LDK-në. LDK nuk është as e Isa Mustafës, as e Vjosa Osmanit, as e Agim Veliut e as e imja. LDK-ja është e anëtarësisë dhe ajo u takon vetëm anëtarësisë”, tha ndër të tjera Valentina Bunjaku-Rexhepi./Telegrafi/

Exit mobile version