Site icon Telegrafi

Deputetja britanike mirëpret lirimin e policëve të Kosovës, thotë se për Qeverinë e Serbisë nuk kishte asnjë pasojë

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Deputetja thotë se ndjehet e lehtësuar pasi ka kuptuar lajmin për lirimin e policëve, të cilët më 14 qershor ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ajo shton se për Qeverinë e Serbisë nuk ka pasur asnjë pasojë.

“E lehtësuar kur shikuam lirimin e tre zyrave të policisë kosovare të cilët ishin ndaluar dhe rrëmbyer ilegalisht nga territori i Kosovës. U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA”, thotë ajo.

Lexo po ashtu Reagon Sveçla: Policët duhet liruar pa kushte, konfirmimi i aktakuzës është vazhdim i orvatjeve të Serbisë

Tre policët ishin arrestuar më 14 qershor, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre. Ata pritet të kthehen sot në Kosovë.

Për lirimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për kidnapimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version