Telegrafi

Deputetja britanike “lufton” për të gjetur një ulëse të lirë, përfundon në prehrin e kolegut të saj (Video)

Dhoma e Përfaqësuesve shpërtheu në të qeshura përpara fjalimit të buxhetit të Philip Hammond kur deputetja Liz Truss u përpoq të gjejë një vend dhe rastësisht u ul në prehrin e Sekretarit të Shtetit.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, përpjekja e parë kur Truss për t’u ulur pranë shefit të saj në bankën e përparme dështoi kështu që ajo u përpoq të shkonte në një pozitë më të mirë.

Por deputetët në të dyja anët filluan të qeshnin dhe brohorisnin kur ajo u gjend menjëherë në një pozitë jo të favorshme, duke u ulur në prehrin e Sajid Javid, në vend të stolit të saj.

Deputetët e opozitës brohoritën me zë të lartë ndaj kësaj “mosmarrëveshje”, e cila u zgjidh përfundimisht kështu që Zonja Truss mund të merrte vendin e saj.

Një nga deputetët ka shkruar në rrjetet sociale: “Kryeministri, kancelari dhe ministrat e Thesarit nuk mund të organizohen as të ulen në vendet e tyre”. /Telegrafi/