Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas lajmeve se Serbia po furnizon me armë Rusinë.
Firma shtetërore serbe e armëve, Yugoimport dyshohet se ka dërguar municion belg në Rusi, duke e ndihmuar Kremlinin t’i shmang sanksionet e vendeve perëndimore.
Pas raportimit, autoritetet belge kanë vendosur të pezullojnë licencat për Serbinë, transmeton Telegrafi.
“Mbretëria e Bashkuar duhet gjithashtu të pezullojë licencat e armëve për Serbinë duke përdorur frenën që kemi ndërtuar në eksportet e mbrojtjes për të lejuar një hetim të menjëhershëm të pajisjeve britanike”, deklaroi ajo.
Ajo kujton se këtë thirrje të ngjashme e ka bërë disa muaj më parë pas “shqetësimeve rreth keqpërdorimit të mundshëm të eksporteve të mbrojtjes”, tha kryetarja e Komisionit për politikë të Jashtme të parlamentit britanik.
Ndryshe, Kearns disa herë ka dënuar politikat e shtetit serb në raport me pushtimin rus në Ukrainë. /Telegrafi/
UK should also suspend arms licenses to Serbia using the handbreak we have built into defence exports to allow an immediate investigation of British equipment.
I called for a similar handbreak a couple months ago following wider concerns around potential defence exports misuse. https://t.co/a7bj9FEYON
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 12, 2023