Deputetja shumëvjeçare e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra bashkë me djalin e saj, Jonin, kanë qenë të ftuar në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini.
Deputetja thotë se është e lidhur shumë me Jonin si fëmija i saj i parë madje ajo thotë se i vlerëson shumë kritikat që shpesh ja bën i biri.
“Unë shpesh dal për vrap në natyrë dhe postoj fotot në rrjete sociale kohë pas kohe. Kjo gjë nuk i pëlqen Jonit dhe ai më thotë “mami nuk bën të postosh foto çdo ditë”.
Blerta thotë se edhe në zgjedhjet e fundit Joni i ka ndihmuar shumë duke i treguar çfarë është në trend e çka jo.
Joni është fëmija i parë i deputetes Blerta Deliu-Kodra dhe ai tashmë ka 15 vjeç ku vazhdon mësimet në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Ai ka pasion të madh për futbollin dhe shpreson të bëhet një futbollist profesionist.
Joni thotë se mami e viziton kohë pas kohë në stërvitje për të cilën thotë se do të dëshironte të shkonte më shpesh për dallim nga babi që e viziton shumë shpesh.
Deputetja Deliu-Kodra pos Jonit ka edhe një vajzë 11 vjeçare të quajtur Tana./Telegrafi/